Të fundit

Alec Baldwin shkakton tragjedi gjatë xhirimeve

Alec Baldwin vret aksidentalisht drejtoreshën e kinematografisë dhe plagos regjisorin gjatë xhirimeve.

Kinematografia Halyna Hutchins u transportua në spital ku edhe ndërroi jetë, ndërsa regjisori Joel Souza është i plagosur.

Autoritetet në New Mexico kanë thënë se Alec Baldwin i cili është aktor dhe producenti i filmit të ri Rust ka qëlluar me armë zjarri aksidentalisht përderisa po xhironin një set filmik.

Një deklaratë nga zyra e policisë të Santa Fe tha se Baldwin, i cili është duke aktruar dhe prodhuar filmin Rust, kishte qëlluar me armë zjarri në një incident gjatë ditës së djeshme (e enjte).

“Zyra e sherifit konfirmon se dy persona u qëlluan në xhirimet e flmit Rust.

Halyna Hutchins, 42 vjeç drejtoreshë e fotografisë, dhe Joel Souza, 48 vjeç regjisor, u qëlluan nga Alec Baldëin, 68 vjeç, producent dhe aktor”, tha ajo.

“Zonja Hutchins u transportua me helikopter në spitalin e Universitetit të New Mexico, ku edhe u konstatua e vdekur nga personeli mjekësor, kurse Souza u transportua me ambulancë në qendrën mjekësore rajonale Christus St Vincent, e që po trajtohen plagët e tij.

“Ky hetim mbetet i hapur dhe aktiv. Asnjë akuzë nuk është ngritur në lidhje me këtë ngjarje.”

Juan Rios, nga zyra e policisë, tha: “Z. Baldwin u deklarua vullnetarisht për të folur me hetuesit e ngjarjes dhe pasi foli me ta u largua”.

Avokati i Baldwin tha se kishte një aksident në setin filmik që përfshinte shkrepjen e një arme zjarri.

Santa Fe New Mexico raportoi se Baldwin u pa të enjten jashtë zyrës së sherifit duke qarë, por përpjekjet për të marrë komente prej tij ishin të pasuksesshme.

“Sipas hetuesve, duket se skena që po filmohej kishte të bënte me përdorimin e një arme zjarri mbështetëse kur ajo ishte shkarkuar”, tha Rios për Albuquerque Journal. “Detektivët po hetojnë se si dhe me çfarë lloj arme u qëlluan.”

Prodhimi i filmit është ndërprerë, i cili drejtohej nga Souza me Baldwin që ishte producent dhe protagonist kryesor në të.

Hutchins, 42 vjeç, ishte drejtoreshë e fotografisë në filmin aksion të vitit 2020 Archenemy, me protagonist Joe Manganiello. E diplomuar në vitin 2015 në Institutin Amerikan të Filmit, ajo u emërua një “yll në rritje” nga Kinematografia Amerikane në 2019.

“Jam shumë i trishtuar për humbjen e Halynas e po aq i mërzitur sepse kjo ndodhi në një set filmik” tha drejtori i Archenemy, Adam Egypt Mortimer, në Twitter. “Ajo kishte një talent briliant dhe ishte shumë e përkushtuar ndaj artit dhe filmit.”

“Detajet janë të paqarta në këtë moment, por ne po punojmë për të mësuar më shumë dhe ne mbështesim një hetim të plotë mbi këtë ngjarje tragjike”, thanë në një deklaratë presidenti i Shoqatës Ndërkombëtare të Kinematografive, John Lindley dhe drejtoresha ekzekutive Rebecca Rhine.

Homazhet për Hutchins janë përhapur në mediat sociale.

“Do të më mungosh miku im … kjo është shkatërruese,” shkroi regjisori James Cullen Bressack nën një video që Hutchins kishte postuar dy ditë më parë. Në atë kohë ajo kishte shkruar: “Një nga përfitimet e xhirimit të një Western është që ju mund të hipni në kuaj në ditën tuaj të pushimit”.

Modelja Katya Zharkova tha gjithashtu se do t’i mungonte Hutchins “tmerrësisht”, ndërsa aktori Jeff Daniel Phillips e përshkroi vdekjen e saj si “një tragjedi absolute”.

Xhirimet për Rust do të vazhdonin në fillim të nëntorit, sipas një njoftimi për shtyp nga Zyra e Filmit në New Mexico.

Filmi flet për një djalë 13-vjeçar, i cili është lënë të kujdeset për veten dhe vëllain e tij më të vogël pas vdekjes së prindërve të tyre në Kansas të viteve 1880, sipas faqes së internetit të Databazës së Filmit në Internet. Adoleshenti shkon në arrati me gjyshin e tij të larguar prej kohësh, rol i luajtur nga Baldwin, pasi djali dënohet me varje për vrasjen aksidentale të një fermeri vendas.

Në vitin 1993, Brandon Lee, 28 vjeç, djali i yllit të ndjerë të arteve marciale, Bruce Lee, vdiq pasi u godit nga një goditje e fortë e kalibrit 44 ndërsa filmonte një skenë vdekjeje për filmin The Crow. Arma supozohej të kishte qëlluar bosh, por një autopsi zbuloi një plumb të rënë pranë shtyllës kurrizore të tij.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci