Ajo është njëra nga stilistet më të kërkuara për momentin. Ndaj të gjithë do të donin një krijim të Victoria Beckham në dollap e sidomos tani që çmimi është më i arsyeshëm.
Një koleksion i krijuar nga pëlhura e tepërt e koleksionit paraprak vjen kësaj here i përbërë nga triko të përkryera vjeshtore, fustane elegante, këmisha me të cilat mund të ndihemi perfekt sa herë që i veshim.
Një tërësi ngjyrash të përziera mbizotëron në këtë koleksion, e verdha e limonit dhe e kaltërta që bashkohen dhe vënë në dukje nuancat mbizotëruese të ngjyrës kafe, ngjyrë deti dhe e gjelbër ushtarake.
“Ky bashkëpunim ishte një mundësi e mrekullueshme për ne që të ripërdornim pëlhurën e tepërt në një mënyrë të re, emocionuese”, ka thënë Victoria.
“Ne jemi gjithmonë në kërkim të mënyrave në të cilat mund të jemi më të përgjegjshëm me koleksionet tona dhe të sfidojmë veten në mënyrë krijuese. Ky bashkëpunim na lejoi të bëjmë të dyja ato gjëra që janë vërtet emocionuese për ne si markë. Është një festë e së kaluarës sonë me një qasje e të menduarit për të ardhmen”.
Gjithashtu duke qenë një biznesmene super e zgjuar si dhe një stiliste, Beckham më parë ka bashkëpunuar me kompani si Reebok, Target dhe Estée Lauder për t’ju ofruar fansave një pamje sa më të mirë si dhe me çmime të arsyeshme.
