Këngëtaret tona të cilat i kushtojnë mjaft rëndësi modës shpenzojnë shifra marramendëse në garderobën e tyre sa i përket veshjes, por ka edhe prej tyre që janë të dhënë pas patikave, e ndër to është edhe këngëtarja Rina.
Rina i posedon patikat Jordan, të cilat kohëve të fundit janë në trend në shumë vende të botës dhe po pëlqehen edhe nga shumica e yjeve të famshme.
Fatkeqësisht, jo të gjithë e kanë mundësinë për t’i blerë ato në versionin origjinal sepse janë mjaft të kushtueshme, mirëpo në vendin tonë ekzistojnë kopjet e tyre të cilat janë me çmime të përballueshme dhe mund t’i kenë të gjithë.
Krahas kësaj Rina eksperimenton shumë me paraqitjet e saj në dukje dhe s’ka si mos të jetë në qendër të vëmendjes për gjërat e reja që ajo i sjell.

