Të fundit

Lëvizja Popullore e Kosovës dhe emisioni për të në T7

Në prag të 17 Janarit 2022, datë, muaj e vit, që shënon 40 vjetorin e themelimit të LPK, sepse më 17 Janar të vitit 1982, Jusufi, Kadriu e Bardhoshi që u vranë dhe Ibrahim Kelmendi që nuk ishte në natën kritike aty bashkë me ata, hodhën themelet e bashkimit, themelimit e formimit të LPK-së!

Në kuadër të shënimit të këtij jubileu të lavdishëm e të madh, më 11 Janar 2022, në emisionin presing në T7, u zhvillua debati: 40 vjet nga themelimi i LPK!

U bë një emision i veçantë dhe u bë shumë zhurmë dhe nuk u tha shumë çka!

Pse nuk u tha shumë çka, dhe pse u bë aq shumë zhurmë?

Kush duhej të ishin aty e të ishte në gjendje të thoshte gjithçka dhe kush mund të ishte Ai ose Ata që do ta ndalnin të mos tallej me LPK-në, analistin e profesorin universitar Blerim Latifi!

Populli shqiptar në ish-jugosllavi që pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ka organizuar kundërshtimin e Tij kundër pozitës prej të pushtuari e të robëruari në Jugosllavi, përkatësisht në Serbi, Maqedoni e Mal të Zi dhe përmes bijve e bijave më të lavdishme të cilët ishin të organizuar në organizata e parti të ndryshme ilegale atdhetare!

Prej të gjitha subjekteve atdhetare, politiko-patriotike vetëm LPK arriti të bashkohet, të themelohet e të formohet, të jetë e fortë dhe e qëndrueshme, të shkojë deri në fund të misionit të sajë historik, të formojë e themelojë UÇK-në, e cila e bëri realitet çlirimin e Kosovës nga Serbia pushtuese!

Prej vitit 1944 kur përfundoi LANÇ e deri në Qershor të vitit 1999 kur u largua aparati serb nga Kosova, brenda kësaj periudhe ka qenë një hapësirë e madhe kohore, në të cilën LPK është ushqyer dhe është brumosur, është kalitur dhe është prefeksionuar, është rritur dhe është zgjeruar, duke dal fitimtare përballë të gjitha vështirësive që i përjetonte gjatë terrorit jugosllavo-serb!

LPK ishte organizatë e madhe çlirimtare, saktësisht ishte ashtu sikur e tha Xhevat Bislimi, që në fillim të diskutimit të Tij në T7, se LPK është sintezë e tërë përpjekjeve në të gjitha fazat, e të gjithë brezave, për të gjitha gjeneratat!

LPK është deduksioni logjik i tërë atij zinxhiri të madh e të artë të veprimtarisë atdhetare për shkëputje, luftë e çlirim nga ish-Jugosllavia e Serbia pushtuese!

LPK është preludi i të gjitha proceseve pozitive vendimmarrëse për luftën për liri e çlirim të Kosovës nga Serbia pushtuese dhe pushtues të tjerë të viseve tjera shqiptare në ish-Jugosllavi!

Debati në T7 nga ana e atyre që ishin ulur dhe mbanin pozitat e përfaqësuesve të LPK-së, me ndonjë përjashtim gjatë diskutimeve të tyre, nuk ishte në nivel të duhur, kurse ndërhyrjet dhe roli destruktiv i analistit Blerim Latifi, ishte në pozita në 90% të debatit anti LPK, hiq faktin se e pranonte realitetin historik, se LPK është themeluese e UÇK-së, duke mos e ndalur sulmin e tij të poshtër e dashakeqës të dëshirës për njollosje e etiketim, se LPK ka qenë enveriste, se UÇK ka përshëndetur me grusht etj.,etj…

LPK nuk ishte themeluese vetëm e UÇK-së, por edhe e UÇPMB-së dhe UÇK-se Kombëtare!

LPK enverizmin kombëtar e progresiv e kishte platformë dhe busull të veprimtarisë së sajë, në luftën për liri, pavarësi e çlirim të Kosovës nga Serbia pushtuese!

Të gjithë duhet ta dinë njëherë e përgjithmonë, se LPK ishte fronti popullorë kundërpeshë e LSPPJ-së në Kosovë e vise dhe LRSJ-së në Kosovë e vise!

OMLK ishte oponentja direkte dhe frontale e LKJ-së në Kosovë e vise, ashtu sikur ishte UÇK kundër APJ-së dhe policisë serbe!

T7 dhe tv tjera duhet të ftojnë në emisionet e tyre speciale udhëheqësit e mëdhenj e të lavdishëm të LPK-së, ata të cilët do ta mbrojnë me fakte e argumente organizatën e vetme triumfuese, e cila ashtu sikur programet moderne, vazhdimisht është abdejtuar dhe kurrë nuk ka qëndruar në një vend dhe ia ka dal të triumfojë mbi armiqtë dhe tradhtarët, dhe e ka bërë realitet programin e vetë në rrethana të reja, në kohë e në hapësirë, e me aleat të rinj siç është SHBA e NATO!

Udhëheqësit e dëshmuar e me nam të madh e me kontribute të shquara të OMLK-LPK, duhet të ftohen në të tilla emisione të mëdha e të veçanta!

Pra duhet të ftohen udhëheqësit Fazli Veliu, Ibrahim Kelmendi, Emrush Xhemajli, Ali Ahmeti, Gafurr Elshani, Xhavit Haliti, Muhamet Kelmendi, Rexhe Iberdemaj, Ramadan Avdiu, Halit Krasniqi, Halil Selimi, Sabri Kiçmari, Guximtar Labënishti e shumë të tjerë, dhe krejt në fund duhet të ftohet Kryetari i fundit i LPK-se Bedri Zenel Islami!

Por dua ta theksoj në mënyrë të veçantë që kudo e kurdo që dëshirohet të flitet e të debatohet për të kaluarën dhe rolin e madh e histotik të LPK-së, aty patjetër, në mënyrë të domosdoshme, duhet të jetë Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti!

Askush si Ali Ahmeti, nuk do të jetë në gjendje të mbrojë Organizatën në të cilën kanë drejtuar dhe kanë derdhur gjak për Të, Udhëheqësit e mëdhenj, Heronjtë e Kombit, Jusuf Gervalla e Kadri Zeka, Rexhep Malaj e Nuhi Berisha, Fadil Vata e Afrim Zhitia, Ahmet Haxhiu e Fehmi Lladrovci, Xhavit Haziri e Behajdin Allaçi e shumë të tjerë, e shumë të tjerë!…

LPK nuk e ka përfunduar aktivitetin e Sajë në Mbledhjen e Prizerenit në vitin 1999, ashtu sikur deklaroi në emision njëri nga përfaqësuesit e LPK-së Halil Selimi, por pas përfundimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoninë e Veriut!

Debatet në tryeza të ndryshme për LPK-në, nuk duhet të ketë analist provokatorë e qëllimkqinjë si tipi i Blerim Latifit, por duhet të ketë analist të rangut sikur Sadri Ramabaja, i cili nuk ka qasje armiqësore e dendencioze ndaj LPK-së, por përkundrazi ushqen respekt e konsideratë!

Ismet Sylejmani, Ish-Anëtar i Komitetit Drejtues të OMLK-LPRK-së!
Prishtinë, 16 Janar 2022!

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci