Të fundit

Petkoviq: Qysh në takimin e ardhshëm në Bruksel Serbia do të kërkojë veprime konkrete për formimin e ASK

Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, ka biseduar sot me Komisionarin Special për Ballkanin Perëndimor të Ministrisë Federale për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare të Repblikës së Austrisë, Johannes Aigner, për situatën në Kosovë, është kumtuar nga kjo zyrë.

Petkoviq ka pretenduar se në javët e fundit është shtuar numri i aksioneve të organizuara dhe siç i quajti ai “të sinkronizuara të njësive speciale të armatosura rëndë, të cilat në harkun e vetëm njëzet ditëve, dy herë, ilegalisht dhe pa miratim, pushtuan veriun e Kosovës”,transmeton Paparaci.

“Prishtina gjeneron një atmosferë mosbesimi çdo ditë duke refuzuar vazhdimisht të fillojë procesin e formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Nga kjo perspektivë, ne duhet të shikojmë deklaratën e djeshme të Besnik Bislimi se nuk do të ketë Asociacion, nuk do të ketë dialog” , ka deklaruar Petkoviq.

Ai shtoi se pavarësisht nga kjo, “në takimin e radhës në Bruksel, Beogradi do të kërkojë hapa konkretë për formimin e Asociacionit, të cilën e ka theksuar qartë edhe Bashkimi Evropian”./Paparaci.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci