Të fundit

Sa vota mori familjari i ministrit Sveçla në Prishtinë?

Me 640 vota, Gëzim Sveçla, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për asamble në Komunën e Prishtinës, arriti të sigurojë ulëse në Kuvendin Komunal.

Gëzim Sveçla, i cili është familjar i ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ndodhet në mesin 17 asamblistëve të LVV-së në Prishtinë që kanë siguruar votat e mjaftueshme për të hyrë në Kuvendin Komunal të Prishtinës, shkruan Indeksonline.

Prej 17 kandidatëve të LVV-së që do të hyjnë në Asamble, Nora Kelmendi prin bindshëm me 1782 vota. Arbër Vokrri është i dyti në listë me 947 vota, para Ermal Osmanit e Gëzim Sveçlës që kanë 732 e 640 vota respektivisht.

Triera Kasumi me 610, Mirsad Vitia me 608, Petrit Reqica me 584, Violeta Salihu me 563 e Besnik Mujeci me 544 vota vijojnë listën e më të votuarve.

Pjesë e asamblesë së Vetëvendosjes në Prishtinë pritet të jenë edhe Feim Osmani, Rita Zeqiri, Besart Krasniqi, Edmond Azemi e Berna Saraqi.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci