Të fundit

Kurti u takua me anëtarin e LDK-së për dialogun me Serbinë

Ish-koordinatori nacional për dialogun Kosovë-Serbi, Skënder Hyseni, ka treguar se ishte thirr nga kryeministri Albin Kurti.

Në emisionin Pressing në T7, ai ka treguar detaje nga kjo ndodhi.

“S’mund të më mohosh të drejtën time që unë me menduar që Albin Kurti s’ka guxim me u përballë për një zgjidhje përfundimtare me Serbinë. Është bindja ime”, thotë Hyseni.

“Unë do të dëshiroja të mos ishte ashtu”, shtoi Hyseni.

“Albin Kurti më ka ftuar. Jo Albini, por përmes zëdhënësit të tij, Besnik Bislimi, dhe unë i kam shkuar, me të parën për dallim nga ata që s’kanë ardhur kur i kam ftuar unë. Kemi biseduar për dialogun. Ata s’do të vinin as në Kuvend, madje as me i njoftuar se çka po ndodh”, tha Hyseni.

“Unë do të doja që të isha gabim. E kam bindje dhe e kam frikë të madhe. Kaq”, përfundoi Hyseni.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci