Të fundit

Vetura godet derrat e egër në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohet shoferi

Një aksident trafiku ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, përkatësisht në fshatin Duhel të Suharekës.

Aksidenti ka ndodhur pasi në rrugë ka dalë një tufë derrash të egër, teksa lëndime ka marrë ngasësi i makinës, bën të ditur policia.

“Nga informacionet që kemi nga terreni, ju njoftojmë se rreth orës 19:40 në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ km-39 në Duhel, një veturë me targa vendore ka goditur një tufë derrash të egër. Vozitësi i veturës ka marrë lëndime trupore si dhe, sipas informacioneve qe kemi deri tash, gjendja e tij është stabile”.

Më tej, bëhet e ditur se derrat janë tërhequr nga vendi i ngjarjes nga shoqata e gjuetarëve, ndërsa rruga është hapur plotësisht për qarkullim rreth orës 21:30.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci