Të fundit

Masat e reja anti-COVID, ndryshohet orari i orës policore dhe gastronomisë

Ushtruesja e detyrës së ministrit të Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, sot ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Asociacionit të Komunave të Kosovës, ku është diskutuar rreth masave kundër COVID-19.

Lidhur me këtë çështje, drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar për Paparacin se në takim është diskutuar që të zgjatet orari i punës për gastronomët, kurse ora policore do të jetë pas orës 24:00.

“Sektori i gastronomisë është diskutuar të punojë deri në ora 23:00, kurse orë policore do të ketë nga ora 24:00-05:00. Mbajtja e maskës mbetet ende në fuqi”, tha ai në një prononcim për Paparacin.

Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 16 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci