Të fundit

Haradinaj mbështet kërkesën e presidentes për dëbimin e dy zyrtarëve rusë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka njoftuar se gjatë kësaj jave kishte kërkuar nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla që t’i shpallë “non grata” dy zyrtarë të Rusisë që kanë punuar në Zyrën Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë.

Lidhur me këtë, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar në një postim në Facebook duke thënë se e mbështet kërkesën e presidentes Osmani dhe vendimin e MPJD-së rreth dëbimit të dy zyrtarëve nga Rusia nga Kosova.

“Secili që tejkalon rregullat e qëndrimit në vendin tonë, duhet të trajtohet sipas ligjit. Ndikimi rus në destabilizimin e Kosovës dhe rajonit, duhet të luftohet me vendosmërinë më të madhe nga institucionet tona”, u shpreh ai.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci