Të fundit

Gjykata e çon në paraburgim zyrtarin e AKI-së që zbuloi informacione të klasifikuara

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit me kohëzgjatje prej një muaji për zyrtarin e AKI-së lidhur me zbulimin e informacioneve të klasifikuara nga ky institucion.

“Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit M.K. e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit  i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji. Të pandehurit M.K. paraburgimi i  caktohet në bazë të nenit 187 par 1 nen par. 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPK-së”, thuhet në komunikatën e Gjykatës.

I pandehuri M.K. dyshohet nga Prokuroria se  në cilësinë e personit zyrtar, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar ka tejkaluar kompetencat e tij dhe nuk i ka përmbush detyrat zyrtare të tij, në atë mënyrë që pa autorizim ka ndërhyrë në sistemin kompjuterike të AKI-së  dhe me këtë dyshohet se ka kryer veprat penale të cekura më lartë.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci