Të fundit

Ministrja Haxhiu reagon për skandalin e Sylë Hoxhës dhe Driton Gashit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë thirrje që të ftohet para përgjegjësisë penale ish-prokurori special, Sylë Hoxha, i përfshirë në skandalin me agjentët e AKI-së të cilin e zbuloi mediumi online Paparaci.

Paparaci raportoi sot se Hoxha, në bashkëpunim me Driton Gashin, ish-shefin e AKI-së, kanë infiltruar dy agjentë të AKI-së si dëshmitarë të mbrojtur në rastin gjyqësor ndaj Sadri Ramabajës, që akuzohet për dhënie të ndihmës në kryerjen e aktit terrorist nga Murat Jashari.

Ministrja Haxhiu, duke iu referuar zbulimit të mediumit, ka thënë se është koha që ish-prokurori special të mbajë përgjegjësi penale për veprimet e tij.

“Pas skandalit të Sylë Hoxhës kundrejt Albin Kurtit dhe Glauk Konjufcës, le ta kujtojmë edhe faktin që Sylë Hoxha ishte prokuror edhe në rastin e Astrit Deharit. Është koha që ky person të thirret para përgjegjësisë penale”, ka thënë Haxhiu.

Një hulumtim i publikuar sot në Paparaci, ka zbuluar se ish-prokurori special, Sylë Hoxha në një marrëveshje gojore me ish-drejtorin e AKI-së, Driton Gashi, kanë përfshirë dy agjentë në këtë skandal.

Në janar të vitit 2018, Sylë Hoxha dhe Driton Gashi ishin marrë vesh gojarisht që AKI t’i pajisë me identitete të rrejshme dy zyrtarët të cilët kishin vëzhguar Sadri Ramabajën në restaurantin Panorama në Zllatar më datë 11 mars 2017.

Me ato identitete ishin prezantuar në gjykatë si dy qytetarë të thjeshtë – njëri cigareshitës, e tjetri i papunë. Në janar të vitit 2018, ata kishin dëshmuar rrejshëm kundër Ramabajës dhe të tjerëve në rastin gjyqësor të ashtuquajtur “Syri i Popullit”.

Këto dëshmi mbi të cilat është mbështetur aktakuza janë përdorur më vonë nga ish-presidenti Thaçi për ta akuzuar kryeministrin aktual, Albin Kurti dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca për lidhje me terrorizmin, përkatësisht organizatën “Syri i Popullit”. /Paparaci

Video nga Paradoks

Kush kënd e tradhëtoi? Dardan Molliqaj flet për largimin nga VV-ja, komenton edhe darkën e Kurtit me Memli Krasniqin - "Zgjedhjet janë dëshirë e Kurtit"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci