Pestova ShPK me produktet e saj të brendit VIPA, është bërë kompania e parë nga Kosova që regjistron produktet e saj zyrtarisht si “Republic of Kosovo”.
VIPA është pajisur me barcodet ndërkombëtare GS1, duke i regjistruar produktet në sistemin global të identifikimit të produkteve.
Produktet VIPA tashmë janë të identifikueshme dhe të pranueshme globalisht.
Tash e tutje, Kosova shënohet zyrtarisht si vend origjine në barkodet e produkteve.
