Të fundit

Projekti i NPB-së – flet kryesuesi i Bordit të AKP: Nuk është kryer asnjë shkelje

Kryesuesi i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Nazmi Mikullovci, ka thënë se ekzekutivi i agjencisë nuk ka kryer asnjë shkelje ligjore në përcaktimin e kufirit kadastral mes një prone të AKP-së dhe ndërmarrjes Publike Banesore (NPB), në të cilën pritet të ndërtohet një objekt afarist.

Në një konferencë për media, në të cilën u paraqit bashkë me kryeministrin Albin Kurti, kryesuesi i Bordit të AKP-së mohoi nxjerrjen e një vendimi nga Avni Jashari, ushtrues i detyrës së kryeshefit të AKP-së, lidhur me caktimin e dyshimtë të kufirit me NPB-në.

Ai, tha se AKP-ja nuk është përfshirë në shkelje ligjore për pronën në të cilën, sipas një vendimi të NPB-së, do të ndërtohet një objekt afaristo-banesor në partneritet publiko-privat.

“Një prej obligimeve dhe detyra tona është përgjigja ndaj personave të cilët kanë interes lidhur me pronat të cilat ne i menaxhojmë. Ne nuk kemi marrë asnjë vendim sepse kjo çështje shkon në mbledhjen e parë të Bordit të AKP-së, e cila mbahet në fund të këtij muaji”, tha Mikullovci. “Do të shqyrtohet nga anëtarët e Bordit, por ne nuk kemi vlerësuar asnjë shkelje të kryer nga ushtruesi i detyrës së kryeshefit, z. Avni Jashari”.

Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti, u shpreh se qeveria do të mbrojë interesin publik në këtë çështje.

“Nuk do të këtë zhvillime, të cilat do të vijnë në kundërshtim me ligjin, me kushtetutën dhe interesin publik. Pra, si Qeveri e Republikës së Kosovës ne zotohemi për këtë”, tha kryeministri Kurti, pas një vizite që zhvilloi të mërkurën në Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Momentalisht projekti për objektin afaristo-banesor në “Lakrishtë” është i pezulluar.

Vendimin për pezullim e ka nxjerrë Ministria e Ambientit në muajin tetor të vitit të kaluar, pas dyshimeve të ngritura për shkatërrim mjedisor përmes azbestit, gjatë rrënimit të objekteve që ndodheshin në pronën e NPB-së.

Asbesti është një material që gjendet në pothuajse të gjitha ndërtesat e vjetra në kryeqytet.

Kontrata, përmes Ministrisë së Ambientit, është dërguar me Kallëzim Penal në Prokurori Speciale e cila veten e ka shpallur jo kompetente dhe është iniciuar rast në Gjykatën themelore për të anuluar këtë kontratë.

Deri më tani është mbajtur seanca në gjykatë në lidhje me këtë çështje dhe palët janë në pritje të vendimit të Gjykatës Themelore. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci