Të gjithë ata që janë në kërkim të një veture 00 km, moderne, të sigurt dhe me kushte financimi jashtëzakonisht të favorshme, tani kanë arsye të fortë për të vepruar. Kia ka lansuar një ofertë ekskluzive që kombinon zbritje të menjëhershme në çmim dhe financim me 0% interes, ofertë që vlen gjatë gjithë muajit shkurt.
Në kuadër të kësaj oferte speciale, klientët mund të përfitojnë nga çmime fillestare shumë konkurruese për modelet më të kërkuara të Kia-s:
Kia Stonic duke filluar nga 17,699 €
Kia XCeed duke filluar nga 18,899 €
Kia Sportage duke filluar nga 26,999 €
Secili model përfshin zbritje të aplikuara direkt në çmim, ndërsa përfitimi kryesor mbetet 0% kamatë në financim, një avantazh që e bën blerjen edhe më të lehtë dhe pa kosto shtesë.
Për më tepër, të gjitha modelet Kia vijnë me 7 vite garanci, duke ofruar siguri afatgjate, besueshmëri dhe qetësi për çdo blerës.
Të interesuarit janë të ftuar të vizitojnë showroom-in Kia, i vendosur në Parkun e Biznesit, në magjistralen Prishtinë – Pejë, për të mësuar më shumë rreth ofertës, për të parë modelet nga afër dhe për të realizuar test-drive.
Oferta është e vlefshme vetëm gjatë muajit shkurt, prandaj mos e humbni mundësinë për të përfituar nga një prej ofertave më të mira të vitit.
