Kompania e njohur mjekësore, KosovaMed, ka vazhduar fushatën e saj me donacione të ndryshme në Qendrat e Mjekësisë Familjare.
Pas atyre në Mitrovicë, KosovaMed ka ndarë sot një donacion për QKMF-të në Ferizaj.
“Gjatë ditës së sotme nga Menaxhmenti i QKMF-së dhe Zyrtarja Komunale për Shëndetësi, pranuan donacion nga OE ,,KosovaMed” , të pajisjeve mjekësore: dy Oksigjenkoncetratorëve, tre inhalatorë dhe dy qanta me pajisje mjekësore për emergjecë”, thuhet në njoftimin e QKMF-së.
Nikoqirët i kanë shprehur mirënjohje donatorëve, për çka thanë se do të ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe në rritjen e kujdesit ndaj pacientëve.
