Spektaklit më të komentuar në Kosovë po i vjen fundi.
Pas tre muajsh emocione, debate të forta dhe momente që mbajtën publikun të gozhduar para ekranit të Klan Kosovës, e dy kanaleve në Art Motion, Big Brother VIP Kosova 4 sonte përmbyll këtë edicion.
Që nga Prime-i i parë, ku u prezantuan banorët dhe filloi aventura brenda shtëpisë, ky sezon ka tërhequr vëmendjen e publikut me intensitet, raporton Klan Kosova.
Vetëm transmetimi i parë ka arritur miliona shikime, duke treguar menjëherë fuqinë dhe interesin që ky format ka krijuar që nga fillimi.
Por nuk kaloi shumë dhe erdhën tensionet.
Në Prime-in e dytë, konflikte dhe përplasjet dolën menjëherë në klipet e transmetuara, duke treguar se shtëpia e Big Brother nuk do të ishte e qetë.
E këtu nuk munguan as situatat ku banorët argëtoheshin gjatë lojërave dhe sfidave fizike, duke sjellë qeshje dhe emocione tek publiku.
Këto momente qesharake vazhduan edhe më tej sidomos me “Talent Show” ku banorët shfaqën anën e tyre më argëtuese ku secili shfaqi atë që di të bëjë më së miri aty brenda.
Por jo të gjitha momentet ishin qesharake.
Rrëfimi i Elijonës ishte një nga momentet më të rënda pasi ajo ndau me publikun dhe banorët vështirësitë personale humbjet e familjarëve dhe sfidat që ka kaluar, pavarësisht që ishte banorja më e re në moshë.
Si ky rrëfim që bëri jehonë të madhe, ashtu ndikuan edhe Klodi dhe Londrimi, të cilët përveç në shqiptari arritën të njihen edhe në Brazil, duke treguar anën e tyre pozitive dhe humorin që i karakterizon.
Pikërisht me këto momente, ata tërhoqën vëmendjen e publikut dhe arritën miliarda shikime, duke thyer rekorde në historinë e Big Brother VIP Kosova.
Dhe kështu pas tre muajsh emocione, Hygerta, Ludo, Elijona, Klodi dhe Londrimi arritën deri në finale të këtij formati rekord, ku sonte do të zbulohet cilit prej tyre i takon titulli i madh i fituesit e për ta kuptuar këtë shikuesve ju mbetet të shoqërohen me ekranin e Klan Kosovës nga ora 21:00.
