Të fundit

Rritet vlera e Bitcoin pavarësisht tensioneve në Iran

Kriptomonedha kryesore, Bitcoin, arriti të mërkurën nivelin rreth 71 mijë dollarë, duke shënuar një rritje të konsiderueshme pas rënies së mëparshme në rreth 63 mijë dollarësh.

Lëvizja e çmimit lidhet me tensionet në Lindjen e Mesme pas sulmeve amerikane dhe izraelite ndaj Iranit.

Shumë kriptomonedha të tjera, si Ethereum, BNB, XRP dhe Solana, gjithashtu shënuan rritje gjatë së mërkurës.

Analistët vënë në dukje se pjesa më e madhe e këtij rritjeje u shkaktua nga kapitali që u drejtuar drejt ETF-ve të Bitcoinit, mbi 1.45 miliard dollarë gjatë pesë ditëve të fundit, si dhe nga mbulimi i pozicioneve të shkurtra në treg.

Megjithatë, tregjet mbeten të kujdesshme, duke pritur zhvillimet e ardhshme të konfliktit rajonal që mund të ndikojnë sërish në çmimet e kriptovalutave. 

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci