Telefoni inteligjent i gjeneratës së ardhshme i Samsungut, Galaxy S26, është hedhur zyrtarisht në shitje nga sot dhe kompania pretendon se interesimi i klientëve ka tejkaluar pritjet gjatë fazës së porosive paraprake.
Modelet e reja – Galaxy S26, S26+ dhe S26 Ultra – mbërritën në treg më 11 mars, së bashku me gjeneratën e re të kufjeve pa tel Galaxy Buds4.
Sipas kompanisë, porositë paraprake të serisë Galaxy S26 në nivel global janë rritur me rreth 25 përqind krahasuar me gjeneratën e mëparshme.
Interesi më i madh u regjistrua për Galaxy S26 Ultra, i cili përbën deri në 80 përqind të të gjitha porosive paraprake.
Një trend i ngjashëm po regjistrohet në Evropë, ku modeli Ultra arriti 20 përqind më shumë porosi paraprake sesa modeli i vitit të kaluar.
Modeli më i shtrenjtë në seri, Galaxy S26 Ultra, fuqizohet nga një procesor i personalizuar Snapdragon 8 Elite Gen 5 për Galaxy, dhe pajisja sjell gjithashtu funksione të reja të AI-së brenda platformës Galaxy AI që ofrojnë sugjerime kontekstuale, kujtesa dhe ndihmë me detyrat e përditshme.
Ndër risitë është Privacy Display, një teknologji ekrani që kufizon dukshmërinë e përmbajtjes vetëm për njerëzit që shikojnë nga ana, e cila synon të rrisë nivelin e privatësisë së përdoruesit.
