Të fundit

Kajtazi: Nga sot, Prokuroria është e kapur nga Albin Kurti

Vehbi Kajtazi ka thënë se Prokuroria e Shtetit është zyrtarisht e kapur nga Albin Kurti.

Gazetari është shprehur se kapja e sistemit prokurorial ka ndodhur pas reformës në përbërjen e këshillit prokurorial dhe zgjedhjes në krye të këtij institucionit të Arianit Gashit, një anëtari të dyshuar për afërsi me pushtetin e Vetëvendosjes.

“Albin Kurti me ndihmën e Vjosa Osmanit sot zyrtarizoi kapjen e Prokurorisë”, tha Kajtazi. “Prandaj, kushdo qe e sheh Vjosa Osmanin si alternativë të Kurtit është idiot”.

Me këtë hap, sipas Kajtazit, Kurti do t’i ketë duart e lira për “të vjedh pa frikën e ndëshkimit”.

“Kurti, prej sot është i lirë bashkë me bandën e tij kriminale të vjedh pa frikën e ndeshkimit”, ka shkruar Kajtazi.

Prokurori dhe anëtari i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Arian Gashi u zgjodh të enjten kryesues i këshillit.

Gashi, i cili ishte njëri nga kundërshtuesit kryesorë të shkarkimit të ish u.d. Kryeprokurorit të Shtetit Besim Kelmendi, dyshohet për afërsi me pushtetin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Zbulohen lidhje të tjera të ngushta të prokurorit Arian Gashi me Vetëvendosjen

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci