Të fundit

E premtja e peshkut nga Argeta – Një shprehi e re e shijshme

E premtja ka një magji të veçantë. Ajo shënon fundin e javës së punës dhe fillimin e kohës së rezervuar për ne. E tani, e premtja merr edhe një arsye më shumë për t’u shijuar – Argeta prezanton “Të premten e peshkut”, një iniciativë që na nxit të sjellim më shumë shije, cilësi dhe shprehi të mira në përditshmëri.

Në ritmin dinamik të jetës, shpesh harrojmë peshkun si pjesë të ushqimit të rregullt. Peshku padrejtësisht mungon në tryezat tona, edhe pse e dimë sa i rëndësishëm është. “E premtja e peshkut” është një kujtesë e thjeshtë se nuk duhet shumë kohë për të bërë një zgjedhje më të mirë. Me pashtetën e peshkut Argeta, shijimi i një vakti cilësor dhe të lehtë është i shpejtë, praktik dhe i arritshëm në çdo moment.

Të përgatitura nga copa peshku të përzgjedhura me kujdes dhe erëza natyrale, pa aroma artificiale, ngjyrues, aditivë, konservues dhe përforcues shijeje, pashtetat e peshkut Argeta ofrojnë një shije të cilës mund t’i besoni. Pa gluten dhe me përbërje të balancuar me kujdes, ato janë një zgjedhje e shkëlqyer për të gjithë ata që dëshirojnë një zgjidhje të thjeshtë, por cilësore për një vakt.

E premtja dikur ishte dita kur peshku kishte një vend të veçantë në tryezë. Argeta e ringjall atë traditë dhe e shndërron në një zakon bashkëkohor – praktik, të shijshëm dhe të përshtatur me stilin modern të jetesës.

Imagjinoni bukë të ngrohtë, simite të preferuara dhe pashtetën kremozë peshku Argeta në shoqërinë e familjes apo miqve. Një ritual i vogël që sjell kënaqësi të madhe. E kur kësaj i shtojmë faktin se peshku është i pasur me proteina, acide yndyrore omega-3, vitamina dhe minerale, zgjedhja bëhet edhe më e lehtë.

Këtë të premte, bëni një hap të vogël drejt një zakoni më të mirë. Zgjidhni Argeta Tuna dhe zbuloni pse Argeta është pashteta numër 1 në Evropë.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci