Të fundit

AP: Fshehtësia mbulon refugjatët afganë që Shtetet e Bashkuara i dërguan në Kosovë

Agjencia e njohur e lajmeve, “Associated Press”, ka raportuar për afganët që Shtetet e Bashkuara i kanë sjellë për të qëndruar përkohësisht në Kosovë, duke e vënë në pah fshehtësinë që e ka karakterizuar këtë proces.

SHBA-ja po mirëpret dhjetëra mijra afganë të larguar me aeroplanë nga Kabuli, por publikisht ka zbuluar pak për një grup të vogël që mbeten jashtë vendit: dhjetëra që dyshohen për probleme të mundshme sigurie gjatë kontrolleve e që janë dërguar në një bazë amerikane në Kosovë.

Mbrojtësit e të drejtave të njeriut kanë shprehur shqetësim për afganët e dërguar në Kampin “Bondsteel” në Kosovë gjatë gjashtë javëve të fundit, duke i përmendur mungesën e transparencës rreth statusit të tyre, arsyet për mbajtjen e tyre dhe pyetjen se çfarë do të bëhet me ndonjërin që s’mund të legjitimohet për të shkuar në SHBA.

“Jemi qartazi të shqetësuar. Çfarë ndodh vërtet me këta njerëz, sidomos me njerëzit që nuk e kalojnë kontrollin e sigurisë? A do të ndalohen? A do të kenë qasje në ndihmë ligjore? Dhe cili është plani për ta? A ka ndonjë rrezik që ata të kthehen përfundimisht në Afganista”, thotë Jelena Sesar, hulumtuese e organizatës “Amnesty Interantional”.

Administrata e Bidenit thotë se është shumë herët që t’u përgjigjet disave nga këto pyetje, të paktën publikisht, në kohën kur po punon nën ethe për t’i akomoduar afganët e evakuuar pas ardhjes së talibanëve në pushtet në Afganistan në muajin gusht.

Mungesa e të dhënave publike është bërë sfidë për ata që e përcjellin për së afërmi fatin e refugjatëve. “Nuk ka shumë transparencë për atë se si funksionin regjimi i kontrollit të sigurisë. Ne nuk e dimë pse njerëzit po dërgohen në Kosovë për kontrolle shtesë, çfarë janë kontrollet shtesë dhe sa do të zgjasin”, thotë Sunil Varghese, drejtor i politikave në Porjketin Ndërkombëtar për Asistencë ndaj Refugjatëve.

Qeveria e Kosovës, aleate e ngushtë e SHBA, është pajtuar që ta lejojë qëndrimin e refugjatëve në territorin e vet për një vit. Ky vend mban një grup tjetër në një objekt ngjitur me Kampin “Bondsteel”, i njohur si Kampi “Bechtel”, ku afganët që kanë punuar për NATO-n gjatë luftës po qëndrojnë përkohësisht derisa të vendosen në pjesë të tjera të Evropës./Express.

Video nga Paradoks

Kush kënd e tradhëtoi? Dardan Molliqaj flet për largimin nga VV-ja, komenton edhe darkën e Kurtit me Memli Krasniqin - "Zgjedhjet janë dëshirë e Kurtit"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci