Gjatë spektaklit të mbrëmshëm në Big Brother VIP ka bërë bujë mjaft të madhe hyrja e Borës për të takuar Donaldin e që ishte njëra ndër momentet më të bukura të këtij spektakli.
Kujtojmë se Bora Zemani dhe Donald Veshaj ishin të ndarë për gati tre muaj por siç shihet ata mbrëmë e konfirmuan ribashkimin e tyre me një puthje që i dhanë njëri- tjetrit.
Historia e dashurisë mes Bora Zemanit dhe Donald Veshajt ua ka tërhequr vëmendjen edhe këngëtarëve të njohur kosovarë.
Në llogarinë e Donaldit në rrjetin social Instagram, është publikuar videoja nga momenti i puthjes.
Kjo video ka marrë komente të shumta. Në mesin e atyre që kanë komentuar janë edhe reperët Mozzik Getinjo, Ermal Fejzullahu dhe Elgit Doda.
“Ec aty kingu”, ka qenë komenti i Ermalit, derisa Mozziku ka vendosur tetë emoji të zemrës.
Getinjo ka vendosur një emoji me sy të përlotur dhe një zemër, e Elgiti ka komentuar “My boy”.
