Të fundit

Vend ideal për zhvillimin e bizneseve, Ariani Company arrin marrëveshje me gjigantin e supermarketeve në Kosovë

“Ariani Company”, kompania e mirënjohur e ndërtimit, ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me gjigantin e rrjeteve të supermarketeve në Kosovë, “Viva Fresh Store”.

“Ariani Company” dhe “Viva Fresh” kanë arritur marrëveshje 15-vjeçare për objektet e destinuara për afarizëm.

Ky partneritet i rëndësishëm është një dëshmi e qartë e besimit që kompanitë lider kanë ndaj cilësisë së ndërtimit, lokacionit strategjik dhe standardeve të larta që ofron Ariani Company.

Pronari i kësaj kompanie, Naser Imeri, ka thënë se zgjedhje e “Ariani Company” konfirmon se projektet përfaqësojnë një destinacion të sigurt dhe të qëndrueshëm për biznese serioze që synojnë rritje dhe sukses afatgjatë.

Ai ka thënë se mbetet i përkushtuar në ndërtimin e hapësirave moderne dhe funksionale, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe duke krijuar mundësi të reja për bizneset në Kosovë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci