Barcelona e ka ruajtur diferencën e nëntë pikëve me Real Madridin e vendit të dytë.
Barça fitoi 1:0 të mërkurën mbrëma ndaj Celta Vigos. Ndeshja i takoi xhiros së 33-të.
Lamine Yamal e shënoi golin e vetëm nga penalltia në minutën e 40-të dhe më pas u zëvendësua në minutën e nëntë të shtesës në pjesën e parë, për shkak të lëndimit.
Barcelona e para i ka 82 pikë, ndërsa Real Madridi i dyti i ka 73.
Celta Vigo mbetet me 44 pikë.
