Të fundit

12 punonjës spitali izolohen pas një procedure të gabuar në trajtimin e një pacienti me hantavirus

Dymbëdhjetë punonjës të spitalit holandez në qendrën mjekësore universitare Radboudumc në Nijmegen, janë vendosur në karantinë paraprake pasi kanë ndjekur një procedurë të pasaktë me një pacient me hantavirus.

Sipas spitalit, pacienti u dërgua në spital më 7 maj, pasi u evakuua nga anija turistike MV Hondius.

Gjatë marrjes së gjakut të pacientit, u ndoq një procedurë standarde, në vend të një protokolli më të rreptë që kërkohej për shkak të natyrës së virusit.

Mediat e huaja raportojnë se, gjithashtu se nuk ishin ndjekur rregulloret më të fundit ndërkombëtare gjatë asgjësimit të urinës së pacientit.

Burimet spitalore deklaruan se, punonjësit e spitalit do të jenë në karantinë parandaluese për gjashtë javë, edhe pse rreziku i infeksionit është i ulët. Pacienti me hantavirus është gjithashtu në karantinë.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci