Tubimi i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në Vushtrri u shoqërua me një skenë që ngre shqetësime serioze për mënyrën se si politika po depërton te fëmijët. Në skenë u ngjit një vajzë e mitur, e cila recitoi një poezi me përmbajtje të fortë politike, sulme ndaj kundërshtarëve dhe lavdërime për liderin e partisë.
Përfshirja e një fëmije në një aktivitet partiak është e rrezikshme, aq më tepër kur bëhet fjalë për një të mitur që reciton vargje të mbushura me zemërim, akuza dhe mallkime.
Veçanërisht problematike është gjuha e përdorur në poezi. Shprehje si “ju vraft Zoti”, “ju vraft Allahu” dhe etiketime si “kriminela” përbëjnë një formë të gjuhës së urrejtjes.
Po aq problematike janë thirrjet e përsëritura “Albin baba”, që krijojnë përshtypje të adhurimit ndaj një figure politike. Kur këto fjalë vendosen në gojën e një fëmije dhe transmetohen para qindra qytetarëve, mesazhi që përcillet është edhe më shqetësues.
Teksti i poezisë:
“Oj Kosovë, Kosovë e mjera
Keq të lash, po kur u ktheva
Gjeta lluga edhe therra
E qyment, më shumë hekra
Kun fabrik në ty nuk gjeta
Ju vraft zoti juve kriminela
Pse i shkatërrut fabrikat
E i shit për hekra
I lat punëtorët më dorë në xhep
Kan punu të shkretit me vjet
E ju jau hëngrët mundimin e shkret
Ju vraft zoti, ju vraft Allahu
Kokit kan ma të zi se skllavi
Ai i pat përdor, as si prishi as si kalli
E ju i shkatrrut pa kurfar zori
Veq me ngajt mas dinari cili po i kap,
e po i grabit i pari
Albin baba, Albin baba, Albin baba”
