Faza e re e El Ninjos, fenomenit të motit, mund të nisë brenda pak javëve, ka paralajmëruar Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Gjatë El Ninjos temperaturat në planet rriten edhe më shumë dhe i ka ndihmuar me të madhe edhe kriza klimatike.
Organizata Botërore e Meteorologjisë ka bërë të ditur se El Ninjo me shumë gjasë do të forcohet për pjesën e mbetur të vitit 2026, duke nxitur ngritjen e madhe të temperaturave, shkruan BBC.
Shumë agjenci të motit kanë paralajmëruar se sivjet bota mund të përballet me temperatura rekorde si pasojë e asaj që e kanë quajtur “super” El Ninjo.
El Ninjo formohet kur ndryshojnë modelet e erërave që ua mundësojnë ujërave të ngrohtë të kalojnë përgjatë vijës tropikale të Oqeanit Paqësor.
Shkencëtarët besojnë se ky mund të jetë El Ninjo më i fuqishëm ndonjëherë.
Të dhënat satelitore tregojnë për temperaturë 6 gradë më të lartë se mesatarja e ujërave në oqeane.
Nxehtësia në ujërat e thellë, shpesh është paralajmërim për ujërat e ngrohtë në sipërfaqe – pastaj kjo ngroh ajrin lart, duke prishur modelet e motit nëpër krejt botën.
