Të fundit

Ilir Meta në varrimin babait, shoqërohet hap pas hapi nga gardianët e burgut

Nën masa të forta sigurie dhe i shoqëruar në çdo moment nga efektivë të Policisë së Burgjeve, Ilir Meta ka mbërritur këtë paradite në fshatin Çepan të Skraparit për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait të tij, Rexhep Meta, i cili ndërroi jetë një ditë më parë.

Presidenti i Partisë së Lirisë u nxor nga ambientet e paraburgimit 313 në Tiranë me leje të posaçme dhe u transportua drejt Skraparit nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të forcave të sigurisë. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë Metën të shoqëruar hap pas hapi nga gardianët e Policisë së Burgjeve, të cilët kanë marrë përsipër sigurinë e tij gjatë gjithë kohës së qëndrimit jashtë institucionit të paraburgimit.

Sipas procedurave të parashikuara për të paraburgosurit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim me institucionet e tjera përgjegjëse, ka organizuar lëvizjen dhe shoqërimin e Metës për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të të atit.

Ceremonia mortore pritet të zhvillohet në orën 12:00 në Çepan të Skraparit.

Ilir Meta ndodhet në paraburgim që prej tetorit 2024, ndërsa dalja e tij e sotme nga qelia është bërë vetëm për pjesëmarrje në ceremoninë familjare, nën masa të posaçme sigurie dhe nën shoqërimin e pandërprerë të efektivëve të Policisë së Burgjeve.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci