Të fundit

Taulant Balla i përgjigjet Fredi Belerit për Zvërnecin: Termi Epir i Veriut ka vdekur

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i është përgjigjur eurodeputetit grek Fredi Beleri pas deklaratave të këtij të fundit lidhur me Zvërnecin dhe atë që ai e quajti “grekët e Epirit të Veriut”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla theksoi se Zvërneci është pjesë e Shqipërisë dhe hodhi poshtë përdorimin e termit “Epir i Veriut”, duke e cilësuar atë si një koncept të tejkaluar.

“O zoti Eurodeputet Beleri, Zvërneci është në shtetin që quhet Shqipëri. Termi Epir i Veriut ka vdekur bashkë me çdo ëndërr të njerëzve që përpiqen ta mbajnë gjallë. Prandaj të lutem zbato emërtesat zyrtare që të kërkon Parlamenti Evropian”, ka shkruar Balla në Facebook.

Ai theksoi gjithashtu se Shqipëria mbetet e angazhuar për respektimin e shtetit të së drejtës, mbrojtjen e pronës dhe garantimin e të drejtave të pakicave kombëtare, duke i cilësuar këto si detyrime kushtetuese, ligjore dhe evropiane.

Në reagimin e tij, Balla akuzoi Belerin se po bën politikë duke shtrembëruar faktet dhe historinë, ndërsa shtoi se debati për këto çështje do të vijojë në institucionet evropiane.

Deklarata e Ballës erdhi pasi Beleri tha se kishte folur për çështjen e Zvërnecit dhe për “grekët e Epirit të Veriut”, një term që vazhdon të ngjallë debat dhe reagime në marrëdhëniet shqiptaro-greke.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci