Partitë politike sot do të mbajnë tubimet e radhës.
Tri ditë para zgjedhjeve, tubimet e LVV-së, PDK-së, LDK-së dhe AAK-së do të shtrihen në disa komuna.
Agjendat janë si në vijim:
- Fushata zgjedhore e Lëvizjes Vetëvendosje
16:00 – Tubim zgjedhor në Drenas. (Shtëpia e Kulturës)
17:30 – Tubim zgjedhor në Skenderaj. (Restoranti “Freskia”)
19:30 – Tubim zgjedhor në Mitrovicë.
- Fushata zgjedhore e Partisë Demokratike të Kosovës:
17:00 – Tubim zgjedhor në Dragash. (Besianë, oborri i shkollës)
18:30 – Tubim zgjedhor në Prizren. (Sheshi Shadërvan)
19:30 – Tubim zgjedhor në Rahovec. (Parku i qytetit)
- Fushata zgjedhore e Lidhjes Demokratike të Kosovës:
18:00 – Tubim zgjedhor në Vushtrri.
19:30 – Tubim zgjedhor në Podujevë
20:30 – Tubim zgjedhor në Prishtinë.
- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim zgjedhor në Suharekë.
