Të fundit

Burim Ramadani: Policia e Kosovës meriton kushte më të mira pune

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, ka vlerësuar punën e Policisë së Kosovës, duke theksuar se ajo është ndër institucionet më profesionale në rajon, por se përballet me kushte të vështira pune.

Përmes një postimi në Facebook, Ramadani ka deklaruar se policët meritojnë trajtim dhe kushte më të mira, në përputhje me përgjegjësitë që mbajnë në garantimin e rendit dhe sigurisë në vend.

“Policia jonë është më e mira në rajon, por kushtet e punës i kanë të mjerueshme”, ka shkruar ai.

Ramadani ka premtuar se kjo situatë do të ndryshojë pas zgjedhjeve të 7 qershorit, duke theksuar angazhimin e AAK-së për përmirësimin e kushteve për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

“Do ta ndryshojmë këtë më 7 qershor!”, ka deklaruar Ramadani.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci