Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Blerim Sinani, ka premtuar rritje të pagave, dyfishim të pensioneve dhe ulje të çmimeve.
Sinani, kandidat me numër 84 në listën e LDK-së, ka thënë se është koha për njerëz serioz që kryejnë punë, e jo për llafe.
Përmes një video të shkurtër, Sinani ka treguar disa nga zotimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“LDK po vjen me zotime konkrete: rritje të pagave, dyfishim të pensionve, ulje të çmimeve duke larguar TVSh për produktet bazë dhe energjinë elektrike dhe punë për të rinjtë. Sepse qytetari nuk jeton me propagandë. Jeton me rrogë. Me siguri për familje. Me shpresë për të ardhmen. Ka ardhur koha për njerëz serioz. Për punë jo për llafe”, ka thënë ai.
