Të fundit

Ministri i Jashtëm iranian flet për herë të parë për vdekjen e Ajatollah Khameneit

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka folur për herë të parë publikisht për vdekjen e ish-udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei, duke zbuluar se ai refuzoi të shkonte në strehimore gjatë sulmeve amerikano-izraelite.

Sipas Araghchit, Khamenei kishte mundësinë të largohej në një vend të sigurt, por nuk e bëri këtë sepse nuk dëshironte të vepronte ndryshe nga qytetarët e zakonshëm iranianë.

“Ai nuk pranoi të shkonte në strehimore sepse populli nuk ishte strehuar”, tha kryediplomati iranian, duke e përshkruar këtë si një akt solidariteti me qytetarët, raportojnë mediat.

Araghchi theksoi gjithashtu se sistemi politik iranian nuk varet nga një individ i vetëm dhe se, pavarësisht humbjes së Khameneit, institucionet shtetërore vazhduan të funksionojnë normalisht.

Ai shtoi se pas vrasjes së liderit suprem, u sigurua menjëherë pasardhësi në krye të shtetit.

Khamenei u vra gjatë sulmeve amerikano-izraelite të 28 shkurtit, ndërsa në krye të Iranit më pas erdhi djali i tij, Mojtaba Khamenei.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci