Të fundit

“Hap i vogël që u bë partneritet i fuqishëm”, Ambasada e ShBA-së kujton vitin ’96 kur ka nisur bashkëpunimin me Kosovën

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka rikujtuar kohën që prej kur ka nisur bashkëpunimi i ndërsjelltë në mes dy vendve.

Përmes një postimi në Facebook, faqja zyrtare e ambasadës së ShBA-ve ka shpërndarë një fotografi të vitit 1996 kur atë kohë ishte hapur Zyra e Shërbimit Informativ të ShBA-së në Prishtinë.

“A e mbani në mend këtë moment? Në qershor të vitit 1996, Shtetet e Bashkuara hapën një Zyrë të Shërbimit Informativ të SHBA-së në Prishtinë — duke shënuar praninë e parë zyrtare amerikane në Kosovë, vite para luftës. Ishte një hap i vogël që më vonë do të shndërrohej në një partneritet të fuqishëm”, thuhet në postimin e ambasadës.

E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati theksoi dje nevojën që Kosova ë përfshihet në projektet rajonale të gazit natyror të lëngshëm (LNG) të mbështetura nga SHBA.

Qëndrimi i saj i shfaqur përmes një Opedi, u përsërit edhe njëherë tjetër sot nga Ambasada.

Ajo theksoi se LNG amerikan do të ndihmonte në diversifikimin e burimeve energjetike, uljen e varësisë nga importet dhe forcimin e sigurisë energjetike, duke e lidhur këtë edhe me thellimin e partneritetit ekonomik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas saj, Kosova duhet të veprojë shpejt për t’u përfshirë në projektet rajonale të infrastrukturës së gazit, pasi vonesat mund të kufizojnë mundësinë për qasje në furnizimet amerikane.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci