Analisti Baton Haxhiu ka dhënë parashikimin e tij për zgjedhjet e nesërme.
Ai ka bërë me dije në këto zgjedhje LVV do të dalë e para, PDK e dyta, LDK e treta dhe AAK e katërta.
Në emisionin Pressing, ai ka treguar se bashkimi i Osmanin me LDK-në nuk do të ketë ndonjë ndikim të madh.
“Ajo që ka sjell Vjosa Osmani dhe e ka bartë në VV, unë po ju them që nuk e merr as gjysmën e saj, me kthy mbrapshtë. E kthen një pjesë të konsiderueshme por larg shumë larg prej premtimeve të cilat unë po i dëgjoj. PDK del e dyta pa dilemë me ni dallim jo të madh por të mjaftueshëm të vota, kurse AAK del si parti e katërt. Qysh është e mundur që pakënaqësia është aq madhe, nuk e keni idenë sa ka pakënaqësi të njerëzit dhe votimi me pësu kaq pak ndryshim.”, është shprehur ai.
