Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për presidente, Vjosa Osmani, ka qëndruar gjatë ditës së sotme në Prizren, ku është takuar me qytetarë dhe mbështetës të shumtë.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka shprehur kënaqësinë për vizitën e saj në qytetin historik të Prizrenit, duke vlerësuar mikpritjen dhe mbështetjen e qytetarëve.
“Në mesin e njerëzve të mrekullueshëm të Prizrenit”, ka shkruar Osmani.
