Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ushtruar sot të drejtën e saj të votës, duke u bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të marrin pjesë sa më masivisht në procesin zgjedhor.
Pas votimit, Haxhiu theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare në zgjedhje, duke e cilësuar atë si një tregues të forcës së demokracisë në vend.
“Sapo ushtrova të drejtën time të votës. Ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës të dalin dhe ta ushtrojnë të drejtën e votës. Sa më e lartë pjesëmarrja në zgjedhje, aq më e fortë është demokracia jonë”, deklaroi ajo.
Haxhiu u bëri thirrje qytetarëve që gjatë ditës së zgjedhjeve të tregojnë maturi dhe respekt ndaj njëri-tjetrit, duke vënë në pah rëndësinë e kulturës demokratike.
“Le të dëshmojmë maturi, respekt për njëri-tjetrin dhe, gjithashtu, dashuri për vendin”, shtoi ajo.
