3.05 për qind e votuesve me të drejtë vote kanë votuar deri më tani.
Nga 2,444 vendvotimet e procesuara, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi në përditësimin e fundit se kanë votuar gjithsej 59,768.
Komunat me pjesëmarrjen më të madhe në votime deri më tani janë ato në veri të Kosovës, ndërsa komuna me pjesëmarrjen më të ulët deri më tani është ajo e Dragashit.
Në Prizren deri tani kanë votuar 3 mijë e 878 qytetarë, ndërsa në Ferizaj 3 mijë e 669 qytetarë. Në Mitrovicën e Jugut, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 2 mijë e 805 qytetarë.
Ndërkaq, në Pejë pjesëmarrja është 2.92 për qind.
Komunat me shumicë serbe vazhdojnë të shënojnë përqindjen më të lartë të daljes në votime. Në Graçanicë kanë votuar 1 mijë e 386 qytetarë, ose 5.78 për qind e votuesve.
Pjesëmarrja më e lartë deri tani është regjistruar në Mitrovicën e Veriut, ku kanë votuar 1 mijë e 878 qytetarë, që përbën 10.67 për qind të elektoratit.
Ndërkohë, në Zveçan kanë votuar 707 qytetarë, në Zubin Potok 392 qytetarë, ndërsa në Leposaviq 450 qytetarë.
Procesi i votimit po vazhdon në të gjitha komunat e Kosovës, ndërsa KQZ pritet të publikojë gjatë ditës të dhëna të përditësuara për pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje.
