Të fundit

Ambasadori gjerman për zgjedhjet: Po e vëzhgojmë procesin me katër ekipe

Ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, përmes një video mesazhi është deklaruar lidhur me zgjedhjet që po mbahen sot në vend.

Rudolph, ka thënë se, nga ajo çfarë kanë parë deri me tani, “gjithçka duket e qetë dhe po zhvillohet pa problem”.

‘’Përshëndetje, sot është dita e zgjedhjeve në Kosovë dhe, me vendosmërinë për të vëzhguar procesin, po marrim pjesë me katër ekipe në ushtrimin e monitorimit të zgjedhjeve të organizuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë. Aktualisht jam duke vizituar qendrat e votimit në Prishtinë dhe rrethinën e saj. Gjithçka që kam parë deri tani duket e qetë dhe po zhvillohet pa probleme. Prandaj, presim me interes rezultatet e zgjedhjeve sonte. Shihemi atëherë’’, ka deklaruar ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci