Analisti Blerim Vela i ka analizuar gjatë tërë ditës së sotme shifrat e pjesëmarrjes në votimet 7 qershorit, duke i krahasuar ato me zgjedhjet paraprake të 28 dhjetorit.
Një numër i lartë i qytetarëve ka abstenuar në votime sot, sipas të dhënave të pjesëmarrjes të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Vela, në një postim në platformën X, tha se dalja është “dukshëm më e ulët” krahasuar me zgjedhjet e 28 dhjetorit.
“Deri ne oren 17:00, dalja në zgjedhje është dukshëm më e ulët krahasuar me ato të dhjetorit 2025”, ka shkroi Vela në postim.
Sipas analizës së tij, numri i votuesve në përfundimin e votimeve – brenda vendit – pritet të jetë rreth 700 mijë.
“Numri i votuesve brenda vendit deri në mbylljen e qendrave të votimit pritet të jetë rreth 700K (700 mijë)”, tha ai. “Pa përfshirë 22K (22 mijë) votat nga ambasadat, si dhe rreth 100K votat me poste nga mergata”.
🗳️ Deri ne oren 17:00, dalja ne zgjedhje eshte dukshem me e ulet krahasuar me ato te dhjetorit 2025. Numri i votuesve brenda vendit deri ne mbylljen e qendrave te votimit pritet te jete rreth 700K, pa perfshire 22K votat nga ambasadat, si dhe rreth 100K votat me poste nga mergata
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) June 7, 2026
Nga përllogaritjet e analistit, del se numri përfundimtar i votuesve të jetë rreth 820 mijë.
