Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet preliminare për zgjedhjet e 7 qershorit.
Përmes një konference për media, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi bëri të ditur se në zgjedhjet e jashtëzakonshme votuan 722 mijë e 847 persona.
Nga këto vota, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë numrin më të madh të votave me 43.05 për qind ose 291 mijë e 955 vota.
Partia Demokratike e Kosovës është renditur e dyta me 21.23 për qind, ose 143 mijë e 968 vota.
Lidhja Demokratike e Kosovës, pjesë e së cilës ishte edhe ish-presidentja Osmani, në zgjedhjet e 7 qershorit ka marrë 17.69 për qind, duke u renditur si partia e tretë.
Në Kuvendin e Kosovës nga partitë shqiptare përfaqësues do të ketë edhe Aleanca, e cila për herë të parë e pati si udhëheq Ardian Gjinin.
Aleanca ka fituar 7.06 për qind dhe pritet që në Kuvend të ketë tetë deputetë.
Njëherësh, duke u bazuar edhe në zgjedhjet paraprake, Lëvizja Vetëvendosje ka pësuar rënien më të madhe.
