Të fundit

Rezultatet preliminare zbulojnë ndryshime të mëdha në komunat e Kosovës, LVV në rënie në të 38 komunat

Rezultatet preliminare të zgjedhjeve të fundit tregojnë lëvizje të rëndësishme në mbështetjen elektorale të partive politike në nivel komunal, krahasuar me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.

Eugen Cakolli, përmes një postimi në Facebook ka publikuar një analizë të rezultateve preliminare, duke evidentuar ndryshimet në përqindjet e subjekteve politike në secilën komunë të Kosovës.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje ka pësuar rënie në përqindje në të gjitha 38 komunat e Kosovës. Edhe pse vazhdon të mbetet forca e parë politike në 31 komuna, partia ka humbur epërsinë në tri prej tyre. Rëniet më të theksuara janë regjistruar në Suharekë (-14.54 pikë përqindje), Mamushë (-14.07), Junik (-10.30) dhe Rahovec (-10.23).

Në anën tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës ka shënuar rritje në 35 komuna. Përmirësimet më të mëdha të rezultatit janë evidentuar në Istog (+10.6 pikë përqindje), Malishevë (+9.2), Junik (+8.6), Suharekë (+8.2) dhe Rahovec (+7.7).

Sa i përket Partisë Demokratike të Kosovës, analiza tregon se kjo parti ka pasur lëvizje më të vogla krahasuar me subjektet e tjera. PDK ka regjistruar rënie në 21 komuna dhe rritje në 16 të tjera, ndërsa rritjen më të madhe e ka shënuar në Malishevë me rreth 22 pikë përqindje, që sipas analizës përbën lëvizjen më të madhe komunale të evidentuar në këto zgjedhje.

Ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka rritur përqindjen e votave në 30 komuna, megjithëse në shumicën e rasteve bëhet fjalë për rritje modeste. Rritjet më të mëdha i ka shënuar në Suharekë (+9.2 pikë përqindje), Deçan (+7.6), Rahovec (+6.5), Junik (+6.2) dhe Gjakovë (+4.5).

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci