Të fundit

Khamenei: Regjimit sionist i kanë mbetur vetëm pak ditë

Udhëheqësi suprem iranian, Mojtaba Khamenei, ka lëshuar një deklaratë të ashpër pas përshkallëzimit të ri të tensioneve mes Iran dhe Israel.

“Regjimit sionist i kanë mbetur vetëm pak ditë”, deklaroi Khamenei, sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve Anadolu Agency.

Kjo deklaratë vjen pasi armëpushimi mes Iranit dhe Izraelit u shoqërua me tensione të reja në terren. Sipas raportimeve, Irani kreu sulme me raketa ndaj Izraelit, ndërsa më pas autoritetet izraelite iu përgjigjën me kundërsulme, duke rritur frikën për një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.

Deklarata e Khameneit konsiderohet si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj zhvillimeve të fundit dhe shkëmbimit të sulmeve mes dy vendeve. Deri më tani, nuk ka sinjale për një ulje të menjëhershme të tensioneve, ndërsa komuniteti ndërkombëtar vijon të bëjë thirrje për vetëpërmbajtje dhe rikthim në dialog.

Situata mbetet dinamike dhe pritet të ketë zhvillime të tjera në orët dhe ditët në vijim.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci