Të fundit

Mesazh prekës- ish-ushtari i NATO-s emocionohet pas 27 vitesh

Në 27-vjetorin e Çlirimit të Kosovës, ish-ushtari amerikan i NATO-s, Eric Nowlen, ka ndarë një mesazh emocional duke kujtuar shërbimin e tij gjatë luftës dhe periudhës së pasluftës në Kosovë.

Ai ka treguar se edhe pas 27 vitesh vazhdon të marrë mesazhe falënderimi nga qytetarët e Kosovës për rolin e tij në vendosjen e paqes dhe lirisë në vend.

“Kanë kaluar 27 vjet që kur kam qenë atje, por ende sot, të paktën një person nga Kosova më shkruan për të më falënderuar për shërbimin tim dhe për paqen e lirinë që gëzojnë. Momente të tilla më bëjnë të ndiej se koha dhe kontributi im kanë pasur vërtet vlerë dhe se sakrifica ime nuk ka qenë e kotë”, ka shkruar ai.

Sipas Nowlen, mesazhe të tilla janë dëshmi se prania dhe angazhimi i ushtarëve ndërkombëtarë në Kosovë kanë lënë gjurmë të rëndësishme në jetën e qytetarëve.

Personi që e ka kontaktuar dhe e ka falënderuar është gazetari nga Kaçaniku, Alban Muhaxheri, i cili ka shprehur mirënjohje për kontributin e NATO-s në sigurimin e paqes dhe lirisë në Kosovë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci