Të fundit

Trump kritikon Izraelin për veprimet në Liban, shfaq irritim ndaj qeverisë Netanyahu

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka përsëritur kritikat ndaj veprimeve të Izraelit në Liban, gjatë një deklarate në samitin e G7-tës, në Évian-les-Bains, në Francë, raportoi BBC.

“Nuk është nevoja të rrëzoni një ndërtesë apartamentesh çdo herë që kërkoni dikë”, tha presidenti gjatë një takimi me Emirin e Katarit.

“Sepse ka shumë njerëz në ato ndërtesa dhe nuk janë të gjithë anëtarë të Hezbollahut”, shtoi Trump.

Deklaratat e tij përbëjnë një tjetër seri deklaratash të ashpra, që reflektojnë pakënaqësinë e Trump ndaj veprimeve të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

Sipas tij, konflikti i vazhdueshëm në Liban rrezikon të dëmtojë procesin e brishtë të paqes me Iranin.

Megjithatë, Trump i ka quajtur luftimet në Liban si një “luftë të vogël” dhe grupin e mbështetur nga Irani, Hezbollah, si “një shqetësim të vogël që shfaqet vazhdimisht”, duke sugjeruar se marrëveshja me Iranin, mund të mbijetojë edhe nëse sulmet e Izraelit vazhdojnë.

Ai theksoi gjithashtu se Libani ka shumë më tepër rëndësi për Iranin sesa për SHBA-në, duke nënkuptuar se perceptimet e palëve mbi konfliktin janë të ndryshme.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci