Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, priti në takim ambasadorin e Gjermanisë Rainer Rudolph.
Në njoftim shtohet se, gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet politike pas procesit zgjedhor, pritjet për certifikimin e rezultateve nga KQZ dhe hapat e mëtejmë drejt konstituimit të institucioneve të reja të Kosovës.
‘‘Kryetari Abdixhiku theksoi rëndësinë e respektimit të proceseve demokratike dhe nevojën që, menjëherë pas certifikimit të rezultateve, të ecet me përgjegjësi drejt formimit të institucioneve funksionale, në përputhje me vullnetin e qytetarëve dhe interesin shtetëror. Po ashtu ai vlerësoi se vendi ka nevojë për stabilitet politik dhe institucional’’, thuhet në njoftim.
