Të fundit

FBI-ja parandaloi një masakër në Shtëpinë e Bardhë gjatë UFC-së

FBI-ja ka njoftuar se ka parandaluar një kërcënim të mundshëm terrorist që synonte një ngjarje të madhe të UFC-së të zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

Sipas autoriteteve amerikane, hetimi zbuloi një plan për sulm gjatë aktivitetit sportiv, ku dyshohet se përfshiheshin dronë me eksplozivë dhe një sulm i koordinuar që mund të shkaktonte viktima masive, shkruan Marca.

Drejtori i FBI-së, Kash Patel, tha se agjencia kishte marrë informacion për kërcënimin më 10 qershor dhe, në bashkëpunim me agjenci të tjera federale, ndërmori një operacion që çoi në arrestime.

Sipas raportimeve, pesë persona janë arrestuar, ndërsa autoritetet po hetojnë edhe një rrjet më të gjerë personash të dyshuar për përfshirje në planifikimin e sulmit.

Organizimi i UFC-së në Shtëpinë e Bardhë ishte një ngjarje e pazakontë sportive, me pjesëmarrjen e presidentit amerikan, Donald Trump dhe mijëra të pranishmëve.

Autoritetet amerikane theksuan se operacioni i FBI-së bëri të mundur neutralizimin e kërcënimit përpara se ai të realizohej, ndërsa hetimet për personat e përfshirë vazhdojnë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci