Të fundit

Lushtaku “kërcënon” me dorëheqje nëse PDK hyn në koalicion me LVV-në

Kryetari i Skenderajt Sami Lushtaku ka deklaruar se nëse PDK arrin marrëveshje bashkëpunimi me LVV-në ai jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të degës në Skenderaj.

Lushtaku tha se PDK nuk do duhej të bashkëpunonte me një subjekt politik që gjuhën helmuese dhe degraduese e ka në rend të parë.

“Nëse Partia Demokratike e Kosovës arrin marrëveshje ose lidhë koalicion me LVV-në unë automatikisht jap dorëheqje nga pozita e kryetarit të degës në Skenderaj. Ata e dijnë ma mirë janë kryesia e partisë por për mua është e pa pranueshme bashkëpunimi me një subjekt politik që gjuhën helmuese e ka në rend të parë…”

Paralajmërimi i Lushtakut ka ardhur vetëm një ditë pas sulmeve në rrjetet sociale që kanë nisur ndaj tij nga zyrtarja e Vetëvendosjes, Dejona Mihali, e cila e përmendi në një postim për Përparim Ramën.

Mihali, ka vazhduar me sulme ndaj kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku.

Përmes një reagimi në Facebook, Mihali ka dhënë disa shpjegime për babain dhe familjen e saj, ndërsa nuk ka kursyer sulmet ndaj Lushtakut.

Kryetari Lushtaku e pyeti Mihalin se çfarë misioni ka në Kosovë, kush e paguan dhe “a të ka sjellur në Kosovë shërbimi grek, serb apo rus?” pyeti ai, pasi kjo e fundit paraprakisht e përmendi në një postim Lushtakun.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci