Të fundit

KQZ nis nesër në mëngjes rinumërimin e 185 vendvotimeve

Sapo ka përfunduar procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit.

Me finalizimin e këtij procesi mëngjesin e së enjtes do të vazhdojë ai i rinumërimit të fletëvotimeve të 185 vendvotimeve të rregullta, ose 7.41 për qind.

Kjo u bë e ditur nga zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

” Gjithashtu, sot gjatë ditës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për të rinumëruar fletëvotimet e 185 vendvotimeve të rregullta, të cilat paraprakisht janë numëruar në Qendrat Komunale të Numërimit. Ky numër përbën 7.41% të vendvotimeve nga gjithsej 2,498 vendvotime të rregullta në të cilat është zhvilluar votimi më 7 qershor 2026. Rinumërimi i këtyre vendvotimeve do të fillojë të enjtën në mëngjes, më 18 qershor”.

“Kjo masë kontrolli është marrë nga KQZ për të adresuar problemet e evidentuara në disa nga Qendrat Komunale të Numërimit gjatë numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga zgjedhjet e dhjetorit të vitit të kaluar dhe ka për qëllim të sigurohet se numërimi është zhvilluar me saktësi “, tha ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci